VIDEO/ Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

14 Korrik 2025, 10:09Kronika TEMA
VIDEO/ Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar si shkaktar i një zjarri të madh që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në lagjen e Shimve, në Rrogozhinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimësi dhe pemëtari.

Sipas policisë, zjarri fillimisht është ndezur nga shtetasi me inicialet I. R., i cili, gjatë pastrimit të oborrit të një banese, kishte djegur mbeturina.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh, përfshirë qindra pemë ulliri dhe pemë frutore.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Autori i dyshuar është arrestuar në kohë rekord, vetëm pak minuta pas marrjes së njoftimit. Ai akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor". 

3 Komente

  1. b
    boni

    digjeni te gjalle shkerdhaten

    Përgjigjjuni
    1. !
      !

      Keta katundaret jane te papermisueshem.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Kalbeni brenda te zene mend te tjeret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje