Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u rrëzua në aksin Qafë Mali- Fierzë, turisti kroat përfundon në spital

13 Korrik 2025, 13:54Kronika TEMA
Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u rrëzua në aksin Qafë Mali-

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Mali- Fierzë.

Një shtetas kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Lini një Përgjigje