Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në qarkun e Shkodrës, ku policia ka asgjësuar gati 3 mijë bimë kanabisi të zbuluara në zona të thella malore. Asnjë prej kultivuesve nuk ka rënë në pranga, ndërsa në hetim janë vënë 2 roje mjedisi.
Konkretisht, blutë e Shkodrës njoftojnë se në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh u asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërkohë në njësitë administrative Kastrat dhe Gruemirë u asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Po ashtu, 139 bimë kanabisi u asgjësuan në Temal dhe Shllak dhe 438 bimë në Luf-Qerret dhe Gjegjan.
“Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
V. P., roje pyjesh
A. K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, njoftoi Policia.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Lini një Përgjigje