IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Videot e mësiperme tregojnë momentin kur autoritetet kanë shkuar për të shembur një ndërtesë në fshatin turistik, pronarët e të cilës pretendojnë se e kanë ndërtuar konform ligjit, ndërsa nuk kursejnë as kërcënimet drejtuar zyrtarëve të IKMT-së.
Të pranishëm në vendin e ngjarjes shihen edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i zgjedhur deputet më 11 maj.
Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit. Rreth 60 është numri i objekteve që janë shembur deri më tani, ndërsa aksioni pritet të vijojë deri në mbrëmje.
Të pranishëm sot janë edhe përfaqësues të PD-së, ndërsa ka pasur edhe tensione mes tyre, banorëve dhe forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një lloj kordoni për të mos lejuar përplasje të mundshme. Në një moment, Luçiano Boçi i drejtohet drejtorit të policisë:
“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m.... E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur. Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti.”, i drejtohet Boçi.
I pranishëm ishte edhe Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i dalë nga 11 maji, i cili e cilësoi aksionin si një terror të pastër ndaj banorëve dhe një hakmarrje politike e Ramës.
"Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë.", theksoi Spahia.
Më herët, Report TV solli edhe pamjet me dron nga Thethi mes bukurive natyrore dhe shkatërrimit të ndërtimeve pa leje. Kujtojmë që ditën e djeshme, aksioni vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, ku u shoqërua edhe me një incident.
Një grup banorësh u përplasën me policinë, ku qëlluan me molotov. Policia tha se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do të kalonte mjeti i IKMT-së. Nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë. Dërrasat u dogjën në një pjesë të urës dhe qëllim ka qenë dëmtimi që fadroma të mos kalonte në lagjen ku do vijonin shembjet.
NARKOSHTETI I DO FITIMET PER VETE. PO SI PAGUAT 20 PERQINDESHIN KRYETARIT SKENI GJE NE VIJE
Ariten dhe Talebanet Berishiste
Po normale qe njerzit e alpeve, pra malesoret ose maloket jane nxehur dhe revoltuar! Para 20-30 viteve pushtuan/zaptuan toka ne fushe ne rrethinat e qyteteve ku ndertuan shtepite e banimit dhe objekte bznesi dhe fituan se jua legalizuan duke paguar nga nje kacidhe! Tani po keta ose femijet e tyre ju turen tokave te tyre ne vendlindje dhe ndertuan per biznes. Dhe ne vend qe te mernin dekoraten e legalizimit po jua shembin fadromat e shtetit. Pse ky standart i dyfisht?
O shoku Luci shan policin se e di qe nuk te kthen pergjigje se sia lejon ligji . Po provoje me ndonje tjeter se aty duket trimeria Nese nje ndertim eshte pa leje duhet prishur ose sekuestruar nuk mund te tolerohet me se u bene 30 e ca vjet me te njejtin avaz. Dhe ligji tjeter qe duhet vendosur eshte qe kush nderton ne toke te shtetit ndertimi i shkon 100%shtetit qe cdo njeri te jete i qarte
Kudo ku ka paligjshmeri jane present eksponent te pd
O zot, sa trim ky boci, pasi vuri zap elbasaninin tani i eshte turrur malesise. Mos more trim se nuk behet lufte me ligjin dhe qeverine, e mos per dreq ha ndonje nga mbrapa, qe ta mbash mend per tere jeten.