Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, ndërpritet energjia

12 Korrik 2025, 15:25Kronika TEMA
Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier,

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier.

Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës, duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve të cilat favorizohen edhe nga era.

Lini një Përgjigje