Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në orët e para të ditës së diel në fshatin Palokastër, në Gjirokastër, duke rrezikuar banesat e zonës.
Flakët u shfaqën në një sipërfaqe me shkurre në hyrje të fshatit dhe u përhapën me shpejtësi, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll dhe u izolua pa shkaktuar dëme të tjera në njerëz apo prona.
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Gjirokastër ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët për të parandaluar ndezjen e zjarreve.
Lini një Përgjigje