Kishte kthyer hapësirën e përbashkët të pallatit në parking automjetesh pa leje, procedohet penalisht 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik 2025, 12:15Kronika TEMA
Kishte kthyer hapësirën e përbashkët të pallatit

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë, pasi një hapësirë të përbashkët midis pallateve në rrugën “Medar Shtylla”, e kishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Hapësira e përbashkët që ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme është liruar nga strukturat e IMT-së dhe policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec. 

3 Komente

  1. D
    Dulja

    Ku dreqin ishte IMT dhe policia kur ky robi "pushtoi" hapesiren publike?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jon

      Problemi i parkimeve sjell shumë konflikte sepse ka shum vende të tilla të okupuar nga të fortët....po kështu POLICIA BASHKIAKE duhet të veproi sepse ka plot parkime rezident që bllokohen nga mjete që nuk janë rezident dhe më e keqja është që edhe kur e njofton këtë polici nuk vijnë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Apo s’të merrnin 300 l ora… ka patur raste që kemi paguar tek ky parkim deri në 900 l( flas me të reja) për 4 orë se çmimi rritej në progresion gjeometrik jo aritmetik…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje