Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen kokë më kokë, dy drejtuesit dërgohen me urgjencë në spital

14 Korrik 2025, 08:03Kronika TEMA
Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen

Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje