Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Berat, përfundon në spital në gjendje të rëndë!

30 Korrik 2023, 20:20Kronika TEMA

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Berat, përfundon

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç,banues në lagjen "Uznovë" në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë,se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa raportohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lajmi në përditësim...

Lini një Përgjigje