Një ngjarje e paparecedentë ka ndodhur këtë të mërkurë në sanatoriumun e spitalit të Korçës, roja i të cilit, në gjendje të dehur, është futur në pavion dhe në dhomat e pacientëve, ku ka filluar ti shajë e ofendojë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.
Është dashur ndërhyrja e Policisë për të izoluar konfliktin e mëtejshëm, ndërkohë që të dyja palët janë shoqëruar në komisariatin e Korçës, për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me këtë konflikt.
Ende nuk ka detaje të mëtejshme për emrat e personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që në vijim priten detaje shtesë mbi këtë ngjarje.
Lini një Përgjigje