Zbardhen detaje të reja nga atentati në Lundër, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

30 Prill 2025, 11:58Kronika TEMA
Zbardhen detaje të reja nga atentati në Lundër, çfarë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin me pasojë plagosjen e katër personave më 17 prill në Lundër.

Autorët qëlluan me breshëri plumbash ndaj mjetit me të cilin udhëtonin 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të Pelikani Security), miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa. 

Në vendin e ngjarjes, është gjetur ADN mikse si dhe një bluzë me zinxhir, sipas burimeve.

Dy të miturit që mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë të 17 prillit po kurohen jashtë vendit për shkak të plagëve të marra.

Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin pa numër shasie dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë.

 

Lini një Përgjigje