Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, kush është personi që ndihmoi autorin

30 Prill 2025, 10:39Kronika TEMA
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, kush është personi

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë.

Bëhet fjalë për Eris Mehmetaj nga Tropoja, i cili u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. 

Mehmetaj rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. 

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Emiratet te padisin Temen per fake news ose shperfillje. = Skishte nevoje Vlonjati per vrime tjeter, pervec asaj te gjoksit.....lol

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      A e njef kush ketë moter-qirin nga Trapoja ? Kopili i kujt është në Tropojë ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje