Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’, arrestohet inxhinieri dhe punonjësi

18 Korrik 2025, 12:45Kronika TEMA
Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’, arrestohet

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 37-vjeçar dhe një 28-vjeçar (inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës).

Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i banesës ku po bëheshin punimet.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;

-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..

Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. E
    Edlira

    Do ti lutem shumë gazetës tema të publikojë pallatin Nr 40 rruga Teli Samsuri Korçë afër ujësjellsit të qytetit dhe zyrave të patetave në Francëzët ku mbrapa pallatit një trim ka hapur derë në lulishten e bashkisë dhe ka ndërtuar nja hashef.Megjihse shkova në disa zyra më thanë se ai e ka hapur me lejë dhe për ta prishur duhet ta shdëmtojë bashkie.Më thanë se vëllai i tij më parë ka punuar në prefekturë.(Njeri i partisë demokratike)Po një trim tjetër ka bërë ndërhyrje në hyrjen e tij në hurjen e pallatit nga rruga dhe ka prishur guzhinën ka vënë vaskë për tu larë,ka bërë banjo më vete duke prishur tubin kryesor të pallatit ku kalojnë ujrat e zeza dhe bllokimi ka sjellë shumë probleme për të tjerët.Megjithse e kanë parë të lagjes e të bashkisë asnjë zgjidhje.Pra ju lutem na ndihmoni duke e verifikuar në vënd dhe duke e nxjerë me gërma të mëdha në gazetën tuaj..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiprija Ven i Bukur por Rob Kot Pis Milet

      Kto tipa qe ndertojn pa Leje jane ti lidhun me Polici ose Deputet ose Shtet ska munsi nje Qytetar i thjesht te bajn ndertime Pa leje kjo dihet e dyta o Shtet i Poshter ku ishit ju kur u ban tan kta ndertime pa Leje dhe e trera Shkoni neper tan Qytetet e Shqipris asht i mushun me ndertime pa Leje dhe kta Njerz qi i kan ndertu jan ne Administrat dhe me Shtetin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje