"Po pastroja armën", plagoset me pistoletë 48-vjeçari në Tiranë

25 Maj 2025, 22:30Kronika TEMA
"Po pastroja armën", plagoset me pistoletë 48-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Policia bën me dije se 48-vjeçari është paraqitur në spital me një plagë të shkaktuar, sipas tij aksidentalisht nga pistoleta që po pastronte.

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Lini një Përgjigje