Babë e bir tentuan ta vrisnin, arrestohet 41-vjeçari, u kap duke tentuar të largohej në Greqi

25 Maj 2025, 18:58Kronika TEMA
Babë e bir tentuan ta vrisnin, arrestohet 41-vjeçari, u kap duke

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa po tentonte të largohej në shtetin grek. Sipas policisë, 41-vjeçari dyshohet se është autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin një person.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Lini një Përgjigje