Shpërthimi në Berat: Eksplozivi në derën e lokalit, mesazh për djalin e pronarit

25 Maj 2025, 12:13Kronika TEMA
Shpërthimi në Berat: Eksplozivi në derën e lokalit, mesazh

Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu, në lagjen "Çlirim" në Berat.

Sasia e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela "Jepet me qera".

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qënë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur, ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.

Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e  kapjen e autorit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

2 Komente

  1. L
    Lirua

    A te qifsha ato ropt ku ti kesh, i bie ne thike 85 vjecarit, ty jo bomba po ty duhet te te varin ne mes te Beratit. Popull psikopat

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tori

      Tja kishin fut dinamitin ne bythe BQ,,,85 vjec e qellon me thike,,ptuuu te shkerdhefsha rracen,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje