Merr flakë në lëvizje një makinë në rrugën Fier- Lushnjë, detajet e para

25 Maj 2025, 09:27Kronika TEMA
Merr flakë në lëvizje një makinë në rrugën

Një automjet tip “ Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”.

Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia se bashku me grupin hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.

Lini një Përgjigje