Një tjetër pacient ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale. Kësaj radhe bëhet fjalë për një pacient italian, i cili më datë 20 maj ka kryer një operacion në një klinikë dentare në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari italian ka qenë me kancer në mëlçi dhe klinikës ku ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në dhëmbë, dyshohet se nuk ia ka thënë këtë informacion. Por do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Në njoftimin e policisë thuhet se 63-vjeçari italian, i identifikuar me inicialet D.S., është paraqitur për mjekim në spital më 22 maj, 2 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, pasi nuk ishte ndjerë mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare.
Pavarësisht ndihmës mjekësore që pacienti italian ka marrë në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm më 24 maj.
Grupi hetimor i ka marrë deklaratat administratorit dhe dentistit të klinikës ku ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurori për vlerësime të mëtejshme.
"Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë.
63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës", njofton policia.
ha ha pse duhet t ua jape kete informacion ? dentisti apo doktori duhet te pyese se cfare ilacesh merni ,dhe jashte eshte kulture qe kur shkojme te dentisti apo doktori na pyesin( s besoj ta kete haruar italiani) po hajde alla shqiptarce ,me qelloi vjet te dentisti kur do hiqja llembadhen e syrit ,vajti ta shkulte pa me pyetur ,lere ne spital qe cova nenen dhe vajten ti benin serum pa e pyetur se cfare i bente alergji ,apo cfare ilacesh merte ,ra me koke dhe shkuan ti bejne serum,,,prandaj dhe shqiptaret zhduken ,spitale qe po se fute doren thelle ne xhep s ke sherbim