Polici i burgjeve u dha 3500 € vëllezërve Beqiraj për të vrarë 2 të burgosurit, ja arsyeja

4 Tetor 2022, 18:33Kronika TEMA

Polici i burgjeve u dha 3500 € vëllezërve Beqiraj për

Një rrjet kriminal i akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës është goditur nga policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar me arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Pikënisja e hetimeve ka qenë dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët u sulmuan disa net më parë në autostradën Durrës-Tiranë, madje njëri u mor peng.

Mes të arrestuarve është edhe Flamur Bejko, punonjësi i policisë së burgjeve i cili ka paguar vëllezërit Beqiraj për të kryer vrasjen e dy shtetasve të identifikuar me inicialet S.Z dhe I.H.

Vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht me shumën 3500 euro dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik.

Ndërkohë personat me iniciale S.Z dhe I.H janë të dy të dënuar për drogë.

Flamur Bejko ka qenë gardian në burgun e Durrësit dhe ishte personi që fuste drogën në ambientet e burgut për llogari të dy të dënuarve.

Këta nuk i kanë dhënë lekët e futjes të drogës në burg dhe kur kanë dalë jashtë ai ka vijuar t’ua kërkojë atyre.

Dy të dënuarit e kanë dhunuar fizikisht gardianin dhe për pasojë ai ka dashur të hakmerret, duke kontraktuar vrasës me pagesë për ekzekutimin e S.Z dhe I.H.

Arma dhe paratë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

Lini një Përgjigje