
14 në pranga, një komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.
‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilava kanë nisur nga një porositës, Kasandro Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko.
Vëllezërit Beqiraj, 2 ditë më parë patën, patën një përplasje fizike me disa persona, Indrit Beqiraj u mor peng, por u liria pak orë më pas. Gentian dhe Indrit Beqiraj u është komunikuar masa e arrestit nga policia dhe prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që njihet se Rrumi i Shijakut’.
Kur u morën peng të dielën ata po vrojtonin ‘Rrumin’ për ta ekzekutuar. Mesa duket janë pikasur nga njerëzit e tij, mes tyre edhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente, dhe janë konfliktuar. Për pengmarrjen në Durrës është vënë një person në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur Agron Bejdolli, Rrumi i Shijakut dhe Dritan Ferra.
Lista e plotë:
1. Gentjan Beqiraj, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
2. Indrit Beqiraj, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
3. Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
4. Pellumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
5. Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
6. Armand Dalipi (Daka) 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
7. Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
8. Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
9. Gentian Sheshi., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
10. Kujtim Deliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
11. Albano Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
12. Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
13. Armando Lama., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;
14. Altin Celami., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin Ilirjan Feçi ., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:
1. Agron Bejdolli., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
2. Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
3.Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti,, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
4. Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
5. Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasander Noga , aktualisht i arrestuar në Belgjikë.
Lini një Përgjigje