U shkarkua nga KPA, gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

4 Tetor 2022, 10:54Kronika TEMA

U shkarkua nga KPA, gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka fituar gjyqin në Strasburg. Besnik Cani u shkarkua në 27 shkurt 2020 nga KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra prokurorin Besnik Cani pas ankimimit që bëri Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Fillimisht, Cani kaloi Vettingun pavarësisht disa problemeve që shfaqi me pasurinë. Më pas, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, edhe Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që pavarësisht problemeve me justifikimin e pasurisë dhe anën profesionale dhe etike, e konfirmoi në detyrë prokurorin Cani.

Pjesë e vendimit për shkarkimin e tij ka qenë dhe Luan Daci, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shërbim provë për falsifikim dokumentesh.

Tashmë hapet mundësia që të gjitha vendimet ku ka qenë pjesë ish-anëtari i KPA Luan Daci, të ankimohen në Strasburg.

2 Komente

  1. I
    I pa dituri i etur per dije

    Mund te me thote kush .A paguajn, para,apo ndonje tarife keta qe ankimohen ne strazburg tek kjo gjykate

    1. S
      Sara

      normal qe po

    Lini një Përgjigje