Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

5 Mars 2026, 21:20Kronika TEMA
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e

Hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie. A2 CNN raporton se në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë. Gjatë aksionit po kryhen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet.

Lini një Përgjigje