Prezantoheshin si “punonjës të shtetit”, si ranë në pranga mashtruesit shkodranë pasi i vunë gjobë biznesmenit Salillari

9 Janar 2023, 09:41Kronika TEMA

Prezantoheshin si “punonjës të shtetit”, si ranë

Policia arrestoi dje Jasmin Pepajn, Rezart Pepajn dhe Sherif Kadroviçin, të tre banues në Shkodër. Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin përfitonin miliona lekë nga bizneset në Tiranë, duke iu prezantuar si punonjës të rëndësishëm në strukturat e shtetit.

Personat e sipërpërmenduar u arrestuan pasi duke u prezantuar si punonjës të shtetit, i kishin vendosur gjobë biznesmenit Pëllumb Salillari.

“CNA” shkruan se pas këtij rasti Salillari ka bërë denoncimin në polici dhe kanë qenë forcat e rendit, të cilat pastaj kanë organizuar operacionin për arrestimin e tyre.

Biznesmeni priste që autorët të shkonin ta gjobisnin, kur në atë kohë në flagrancë është bërë edhe arrestimi i tyre.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro” thuhej në njoftimin e policisë.

Pëllumb Salillari është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk”. Ai njihet si një nga ndërtuesit e infrastrukturës, por edhe pallateve në kryeqytet.

6 Komente

  1. A
    Arti

    Kjo eshte rrene qe se ha njeri . Nje oligarku si Salillari ska nepunes shteti ti veje gjobe se nuk ja mban . Mendoj qe eshte komplet dicka tjeter

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjergji

      O miq: vetem shkodran nuk jane ato mashtruese,ndofta banojn ne Shkoder e jan "ngulur" aty nga krahina e Tropojes(tropojan made in Vucidol).

      Përgjigjjuni
      1. p
        pet

        U preke thelle ?, Ndjehemi shume keq per Ty, Mos u merzit. Merr dhe lexo ndonje liber se dicka ze.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hrushovi

        hajde pall hajde po keta hajdutet profesionist deshen te genjenin e ti vidhnin eee sa kam qeshur

        Përgjigjjuni
        1. s
          sazani prej guri

          Mos u cudit,ka edhe loqe qe provojne.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kacidhja

            Po ckeni me ta ,sic thote kryeministri yne, le te hane kokat me njeri-tjetrin.Te dy palet mashtues.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje