Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij.
Por në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa vendimmarrje të tij në rolin e prokurorit, ku në veçanti shqetësimi lidhej me vendimin për mbylljen pa akuzë të një hetimi të kryer në vitin 2017 mbi projektin e incineratorit të Elbasanit, projekt që dyshohej për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Sipas relacionit të procesit të vetingut, puna e Palit mbi këtë çështje ngrinte pikëpyetje se pse ai nuk kishte hetuar kompanitë nënkontraktore, të cilat, në një hetim të mëvonë, rezultuan se ishin në masë kompani joreale, të krijuara për të lëshuar fatura përmes të cilave ish-ministri Lefter Koka akuzohet se përfitoi miliona euro ryshfet.
“Është e paqartë se si është konkluduar me pushim të hetimit, kur prokurorja e mëparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale,” u tha në relatim.
Pali u mbrojt gjatë seancës me argumentin se hetimet e vitit 2017 ishin të kufizuara mbi akuzën nëse financimi i incineratorit ishte apo jo një financim me para të pista dhe se ai kishte dalë në konkluzionin se jo, sepse burimi i financimit ishte buxheti i shtetit.
Procesi i vetingut për prokurorin Pali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
O koqe kandari. Një vit riedukim? Si? Me pune prodhuese si në kohen e Enverit? Po ai ka marre çanten me euro ne dore, dhe ajo nuk del ne sistem o gomerë. Ju thoni që ka bere gabim në gjykim. Gabimi behet kur je i paafte. Kur korruotihesh nuk është gabim. Eshtë faj. Në qofte se eshte i paafte, duhet të shkoje edhe kater vjet në shkollë. Po është i korruptuar duhet perjashtuar. Nuk mund të jetë edhe keshtu edhe ashtu. Plus që ky kllufi duket që ne surrat qe eshte pusht pushti. Merrni popullin në juri dhe jua tregon surreterit e ketyre kllufave direct.
keta duhen cuar serish ne universitet dhe shumica e tyre nuk e kalojne dot. paftesia dhe grykesia e ka marre me qafe Shqiperine ne shekuj
Riedukimin t’a bëjë tek “ Magjistrati i PLEPAVE” ,
Krimi dhe hajduteria ne drejtesi ska te sosur.