Grabitet çifti italian në Vlorë, autori thyen xhamin e makinës dhe u merr 2500 euro e sende me vlerë

10 Maj 2024, 17:08Kronika TEMA
Grabitet çifti italian në Vlorë, autori thyen xhamin e

Një çift turistësh italianë kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka nodhur në Lungomaren e qytetit, që është një prej zonave më të frekuentuara në prag të sezonit turistik.


Siç raportohet, italianët kanë parkuar makinën e tyre në Lungomare, dhe kanë shkuar për të drekuar në një restorant aty pranë. Kur kanë shkuar pranë makinës ata kanë vënë re se grabitësit kishin thyer xhamin e derës së pasagjerit duke marrë një shumë parash nga çanta që ndodhej brenda (rreth 2500 euro) si dhe sende të tjera me vlerë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

3 Komente

  1. U
    Universi shpresa ime

    Quhet vjedhje . Grabitja cilësohet në prani të viktimës..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rezi

      Sado e rrahur të jetë Lungomare nga njerëzit, nuk lihet çanta e para në makinë, këtë duhet ta dijnë italianët.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Keta do jene ata dy italianet qe iken pa paguar darken ne Berat. Do kerkoj falje Rama si Meloni? Le qe sa skiftera kemi ne ne Itali...ku del koha per te kerkuar falje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje