Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi pasi e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë. Gripshi i pranishëm në seancë pretendoi proces të padrejtë.
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi reagoi duke akuzuar KPK-në se nuk kishte marrë parasysh provat, menjëherë pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e tij. “Pra ato barrat e provës s'paskan asnjë vlerë”, tha Gripshi, duke ngritur zërin ndërsa tre anëtarët e KPK po tërhiqeshin nga salla e shpalljes së vendimit.
Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian, njoftoi shkarkimin e Gripshit të mërkurën, ndërsa më herët gjatë një seance dëgjimore që zgjati për rreth katër orë i kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të shpenzimeve të mëvonshme, si dhe për gjetjet në kriterin profesional për moskryerje dhe zvarritje hetimesh. Gripshi i ka kundërshtuar gjetjet e KPK-së.
Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015.
Ky eshte nga Peqini.Mbasi beri kursin e Plepave ne kohen e Sales,Dash Sula e futi ne Prokurorine e Elbasanit si Prokuror sepse vete ishte Kryeprokurori.E kishte Peqines dhe Tani eshte Djali Dajes i gruas se Dash Sules.Ky ishte ai qe bente muhabetet dhe merrte Paret per Dashin,kurse Dashi nuk dilte ne skene.Dash Sula si Kryeprokuror ne Elbasan imu bo Super miljoner,ishin vitet 96 ku Bandat benin namin me krime.Koseni(Nje tjeter Peqinas i asaj kohe,i arrestonte,te nesermen Mafiozi Sula i nxirrte,kuptohet ne kembim te shumave me Dollar).Nuk e kuotoj pse kaq vone per te Larguar keto Vemie.