Inceneratorët - SPAK merr të pandehur edhe Erjola Hoxhën, bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt

27 Mars 2024, 17:26Kronika TEMA
Inceneratorët - SPAK merr të pandehur edhe Erjola Hoxhën,

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, Erjola Hoxhën, bashkëjetuesen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se Hoxhës, ditë më parë (26 mars), SPAK i ka komunikuar akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim parash”.

Akuzat iu komunikuan avokatëve, pasi Hoxha ndodhet në arrati me ish zv.kryeministrin, i cili është në kërkim po për të njëjtën aferë.

Edhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Maçka është marrë e pandehur nga SPAK dhe një ditë më parë i janë komunikuar akuzat për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ajo akuzohet për dy vepra penale “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

3 Komente

  1. E
    Efendem

    SPAK ka filluar te merret me dashnoret, po patet kellqe arrestoni Erjon Veliaj dhe Edi Ramen Kumbarin e Inceneratoreve, te tjerat jane show dhe pordhe me rigon.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtësia e re

      Lali fiku s'di gje per djegësat ja ka vere ai drejtori i vet Taulanti që është në burg

      Përgjigjjuni
      1. k
        kali Trojes

        Bravo, SPAku do e zbatoj menjehere urdherin tuaj Efendem . Cudi si nuk fole me pare, me sa duket je i lodhur nga Ramazani qe mban.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje