Prokurori italian: Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet në Europë! Është pasuruar falë korrupsionit

29 Nëntor 2022, 14:05Kronika TEMA

Prokurori italian: Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet

Nicola Gratteri, një nga prokurorët më të shquar italiane në luftën ndaj mafjes dhe krimit të organizuar e ka cilësuar mafien shqiptare si ndër tre më të rrezikshmet në Europë.

Në një intervistë prokurori Nicola Gratteri deklaroi se mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri falë edhe korrupsionit të lartë që ekziston.

“Sot ka tre mafie, është Ndragheta, është mafia shqiptare, e cila nuk është më ajo e grabitjeve të vilave, mafia shqiptare është mjaft e strukturuar, që është pasuruar në vendin e saj falë një korrupsioni të frikshëm, dhe më pas është mafia e brezit të tretë të afrikano-veriorëve”, tha ai.

Edhe më parë prokurori italian Nicola Gratteri, kishte ngritur alarmin për shpërthimin e mafies shqiptare në Europë duke kontrolluar trafiqe të rëndësishme, si ai i kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Gratteri ka nënvizuar faktin e korrupsionin gjigant në Shqipëri ku është e lehtë të komprometosh funksionarë publikë.

Sipas tij, nëse del me pushtet ekonomik falë korrupsionit nga Shqipëria, arrin të forcohesh si mafje ndërkombëtare.

2 Komente

  1. J
    Jane FAKE NEWS prodhur ne Athine

    Kjo medie e financuar nga Greqia e bombardon me FakeNews Opinionin Shqiptare ,gje e cila eshte e denueshme ,mipro patrioti ymer baze ,pallohet brenda kazanit me pederastet e athines . Kerkojini Burimin Lajmit dhe mesiguri do arrine ne Strofkullen e Djallit janullatos

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovë

      Ne shqiptaret e dijme qe mafia politike sundon ne Shqiperi tash 30 vite. Dhe jo getem qe eshte mafi politke por mafi politike antishqiptare. Fshati qe duket kallauz nuk don! Madhe Shqiperia londineze ka vrases ne majat e shtetit. Krejt kjo je sherbim te armiqve te popullit shqiptar. sShqiptar kudo qe jeni, kujdesuni per vehten tuaj por edhe per tokat e popullin tuaj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje