Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

11 Mars 2026, 21:40Kronika TEMA
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini

Ish-ministri i Rendit, Bajram Yzeiraj, i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të tregojë maturi dhe përmbajtje gjatë menaxhimit të protestave të opozitës, duke paralajmëruar se duhet të shmangen situata si ato të Protesta e 21 Janarit 2011.

Në një intervistë për emisionin "Off the Record" të gazetarit Andrea Danglli në A2 CNN, Yzeiraj theksoi se policia ka detyrim ligjor të përdorë forcën vetëm në raste të domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale.

Policia ka detyrim ligjor jo vetëm të jetë e duruar, por edhe nëse lind nevoja për të përdorur forcën, forca duhet të përdoret kur është e domosdoshme. Kur është i domosdoshëm përdorimi i forcës, në mënyrë proporcionale dhe në përpjestim me forcën e dhunës që përdorin tubuesit. Policia është për parandalim dhe për të vendosur rregullin, jo për të përdorur dhunë ndaj të gjithëve”, u shpreh ai.

Yzeiraj shtoi se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e mjeteve të rrezikshme dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorin armë ndaj protestuesve, ndërsa u bëri thirrje edhe organizatorëve të protestave të mos nxisin dhunë.

Kur vjen puna për armën, në asnjë mënyrë. Policia që vret është e paaftë, s’është e zonja. Në asnjë mënyrë të vrasësh ti se po të qëllojnë me gurë apo shishe benzine. Forcat e Rendit duhet të jenë të matura dhe të duruara, ndërsa organizatorët duhet të heqin dorë nga përdorimi i forcës”, deklaroi ish-ministri.

Ai kujtoi gjithashtu se në ngjarjet e Protesta e 21 Janarit 2011 mungoi koordinimi mes strukturave të sigurisë.

Në 21 janar bashkëpunimi Polici-Gardë ka qenë përtokë fare. Po të kishte qenë koordinimi i mirë, mund të evitohej ajo që ndodhi më 21 janar”, theksoi Yzeiraj.

6 Komente

  1. S
    Shaqo

    O z.ish minister, vrasjet e 21 janarit, te 2 prillit etj. I beri Sali Berisha dhe mund t'i bej perseri se i duhen viktima. Keshillat e tua jane te pavlefeshme per PS

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Po me molozov, shishe benzine mund të qëllojë policia?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Hahahaha po fiks

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zeni .B

        Ore ish minister ata hedhin shishe me benzine ti thua qe policia te jete mece permbajshme , ja cfare drejuesish kemi patur , policia nuk ka bere detyren deri me sot , shohim neper bote se cfare ju ben policia protestusve , te dashur police keni nje detyre shume te veshtire , por necrradhe te pare ruani veten per femijet tuaj , e ruajtja e vetes tuaj eshte te beni detyren kundra ketyre vandaleve , popullin e jeni me vete mos degjoni kete ish , por vetem ligjin dhe ligjin .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ky personi vjen nga hena

          Mos e ngaterro me 21 JanarinAtje dha urdher SB.Veten SPAK nuk eshte ne gjendje ta faktoje urdherin e ketij kriminelit qe vazhdoni te mbajme peng Politiken.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Mbani syte hapur se ata per te shkaterruar gjithcka, mund te vrasin shoket e tyre protestues, per te thene se i vrau shteti. Prej tyre cfare nuk pritet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje