U kap me armë, arrestohet Gjesti

11 Mars 2026, 19:20Kronika TEMA
U kap me armë, arrestohet Gjesti

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, ish-fituesi i BBVA u ndalua rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”. Pas arrestimit, Gjesti është marrë në pyetje nga policia.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në qeli për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

 

6 Komente

  1. B
    Berti

    Injorant

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Vlerat e Top Chengelit dhe Big Burazerit. Egla, Gjesti, Stresi, Rogerti, Monika Kaptinmodhja etj

      Përgjigjjuni
    2. S
      Selitasi

      Ja kush eshte Gjesti.! Nje rrugac qe u promovua nga Top- chanel.. Ta mbajne me shendet produksioni, opinionated dhe votuest trushplare qe hedging leket kukullat- silicone nga Maqellara

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Modelin e rrugacit dhe shkelesit te ligjit fitues ne Big Brother e vendosi nje fare noteri trafikantesh me emrin Luiz. Nen shembullin e Luizit perversiteti u rrit me Eglen dhe Gjestin fitues, gjithcka ne emer te fitimit te Top-Channel. Kete vit paskan futur nje alabak qe vetem shpifka dhe ofendoka me ulerima me moton "jam malesor i ndershem" dhe ju palloj te gjitheve. Dmth alabakeri pertej paraardhesve. Fajin o njerez mos e kerkoni vetem tek Top-Channel por tek vetja juaj qe ndiqni nje perversitet per te shtuar leket e familjes Hoxha

        Përgjigjjuni
        1. Çelo - respekte

          O Çelooo, si ma paske atë penën, plumb. Respekte vëllai. Fjalë me vend. Po kujt ja thua? Ata qe shikojne Big Brother nuk dine të lexojnë. Ata vetëm shikojnë, dhe të nesermen bëjnë llogje Kavaje. Jo, keshtu germat i njohin ata, edhe numurat, por leximin nuk e njohin si proces. Prandaj do ketë vazhdimisht debilë që nuk mbushin mirë dhe behen disa rrugeçe e disa kriminelë. Ky demek Gjesti eshte një që ne malesorët i thojna "carrok i keq", ndersa jive nga Jugu u thoni "kerriç gomari". Por, ky kerriçi ka fituar Big Brother. Top Channel Ka rrezik të kerkoje ekstradim që po u denua, burgun ta beje në Top Channel.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Sali Ram (a) Brrisha.

        Gjesi te pershendes mos e rruj, je heroi im! (Por sigurisht pas meje dhe Flamut Noks)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje