Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Policia procedon disa persona: E paligjshme, u pengua qarkullimi

1 Shkurt 2025, 16:39Kronika TEMA

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Policia procedon disa persona:

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës

Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja janë proceduar, pasi sipas policisë kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës./abcnews.al

2 Komente

  1. N
    Nata

    Kjo nuk duket si protest, duket sikur pleqt pensionist jane mbledh per te marë pensionin dmth leket qe u paguhen per te qene para bashkise!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajani

      Proteste ke lagjia,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje