Emigrantët do kthehen sërish në Itali! Arrin në Shëngjin anija e rojës bregdetare që do marrë 43 refugjatët

1 Shkurt 2025, 11:57Kronika TEMA

Emigrantët do kthehen sërish në Itali! Arrin në

Ka arritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër. 49 emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën (28 Janar) me anijen e italiane Cassiopeia, por 5 prej tyre u kthyen me të njejtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël.

Ndërsa refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës mbrëmjen e së premtes (31 Janar) do të kthehen sërish sot në shtetin fqinj.

Gjyqtarët në Romë kanë mohuar vlefshmërinë e ndalimeve për shkak të “pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”, si pasojë e moszbatueshmërisë së procedurës kufitare. dhe, siç parashikon protokolli, të transferimit jashtë territorit shqiptar të emigrantëve, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali”.

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb..

    Hahahaha.... citjoneziu u be cirko

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Këta qenkan më bole se ne.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Parate e taksapaguesve italjane!Keshtu eshte kur ke zot shtepie INJORANTE!Dhe me fjalen ZOT shtepie nuk mendoj nje familje te thjeshte prej 3 ose 4 anetaresh por nje komb te tere!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje