Zhdukja e 54-vjeçarit në Korçë, flet i vëllai: Ishte i sëmurë kohët e fundit, nuk është larguar më parë nga banesa

31 Janar 2025, 16:46Kronika TEMA
Zhdukja e 54-vjeçarit në Korçë, flet i vëllai:

Prej ditës së dielë, 54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës ka humbur kontaktet me familjarët, duke ngritur shqetësim mes tyre dhe banorëve të zonës.

Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme, ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve të forcave RENEA, pasi dyshohet se mund të jetë vetëvrarë në rezervuarin e fshatit, i cili ndodhet pranë stanit të bagëtive të familjes së tij.

Vëllai i tij, Dashnor Lame, ka deklaruar për ''Euronews Albania'' se Valmiri kishte prej kohësh probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa dhe merrej me blegtori.

“Ka humbur që të dielën, e kemi kërkuar në çdo vend. Kemi kërkuar ndihmën e policisë dhe pastaj të polumbarëve. Policia bëri ekspertizën këtu në rezervuar, do bëhet më pas procesverbali që ti jepet Drejtorisë së Policisë e të shikojmë se çfarë do bëjmë. Afër rezervuarit kemi bagëtitë që i mbajmë aty. Nuk kishim punë të rëndë që dhe vëllai të largohej nga fshati.

Ai ishte i sëmur kohët e fundit. Kishte 2-3 muaj me dhimbje koke sepse ka pasur probleme shëndetësore që i vogël dhe ka vajtur shumë herë në spital. I kanë bërë vizita dhe i kanë thënë të paraqitej më datë 5 shkurt. Kjo është hera e parë që na ndodh kështu, nuk ishte larguar më parë”, tha i vëllai i Valmir Lames.

Ndërkohë, forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po kërkojnë për gjetjen e trupit të 54-vjeçarit.

Lini një Përgjigje