Akuzohet për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon lirinë: Jam sëmurë

31 Janar 2025, 14:41Kronika TEMA
Akuzohet për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.

Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 në seancë ku do të japin konkluzionet.

 

4 Komente

  1. M
    Mero

    Po kur merrje leket e krimineleve apo atehere nuk ishe semure. Ne burg dhe mos bej as gek e as mek. Ka dale e modes jam "semure" per ti shpetuar burgut.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sela

      Hajdutët sa futen në burg sëmuren

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Keto palaco pasi bejne te 99 poshtersite, semuren, sic u semur edhe Mediu ne Amerike. Zot na ruajt mos na semuret edhe kolera non grata ne Gjermani

        Përgjigjjuni
        1. U
          Une..

          Çfar fytyre e poshter ..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje