Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt, të kërkuar nga SPAK dhe që pritet të miratohet nga gjykata.
Lala foli edhe për zhdukjen e Martinajt, duke deklaruar se një personazh i botës së krimit ka dashur të japë informacion për Martinajn, por çuditërisht atij nuk i është dhënë mbrojtje.
"Është rrjedhë normale e një procesi hetimor të nisur, që në momentin që ka një subjekt për krimin e organizuar, si Ervis Martinaj, nis edhe hetim pasuror. Në rastin konkret ka rezulatuar se 31 pasuri, që janë kryesisht shoqëri tregtare, Martinaj merrej me lojrat e fatit që kontrollonte pjesë dërrmuese të tyre, pasuri të paluajthsme si vila në Surrel, truall, etj, që janë të pambuluara financiarisht. Konfiskimi është faza e fundit e procesit, nëse kjo miratohet edhe në shkallët e tjera, këto pasuri kalojnë në llogari të shtetit shqiptar. Në total është shumë e madhe parash, 10-12 milionë euro. Në informacionet që kam patur, Ervis Martinaj ka transferuar pasuri jashtë vendit dhe ka investuar në kriptomonedha, që kapacitetet nuk janë të larta për t'u identifikuar. Në rastin e Franc dhe Hajdar Çopjas duhej ndihma e belgëve.
Hetimi për fatin e Martinajt, duhet të jetë dosje ekzkluzive, Martinaj nuk ishte kriminel i rëndomtë, por njeri që penetroi thellë në krim dhe në politikën shqiptare. Në këtë aspekt, hetimi për të… Ka qenë një personazh i botës së krimit që është ofruar për të dhënë dëshmi, kur ishte Balla ministër, për fatin e Martinaj, por ai personazh nuk e mori statusin e të mbrojturit, sepse nëse do të gjendej, ai thoshte se Martinaj nuk jeton më… Nuk e di pse nuk iu dha mbrojtje. Fokusi duhet të jetë këtu për të zbërthyer të gjithë misterin. Një gjë e di me siguri, shfaqja e fundit e Martinaj, është në një kamera sigurie, Martinaj është marrë nga persona të veshur komando, forca speciale, pra në momentet e para familja ka pritur rreth 24 orë që ti drejtohej policisë, sepse ka shpresuar në ato orë të para që policia do të dilte me deklaratë që ishte i arrestuar. Vonesa më pas, kam bindje që familja e ka parë videon, sepse në informacionet që kam patur, di që familja ka bërë hetim të thellë nga hetues privatë dhe ekspertë të specializuar.
Kur Dritan Rexhepi u arratis, kam patur informacione se mbështetej nga një grup në zonën e Durrësit. Edhe për rastin e Ervis Martinaj, janë ofruar njerëz, apo të dhëna, ka qenë një i huaj që bënte zhytje në det, ofroi të dhëna, që mendohej se mund të zgjidhej misteri, personi që bënte zhytje, kishte arritur të filmonte një trup të pajetë në Potam. Për 3-4 muaj është kërkuar me polumbarë dhe me forma të specializuara, me shpresë se mund të gjendej trupi i Martinajt. Pra ka patur shumë detaje. Bie dakord që mbase nuk janë edhe të interesuar për ta zbardhur këtë histori. Është personazh shumë interesant i përzier shumë me politikë, krim, biznes e me rradhë", tha Lala.
Lirie Berisha u afrua te jepte informacion sepse e kishte njeri te vetin por Berisha e kercenoi me jete Shtepi terroristash
Zeni u afrua o klodi llapa
Po ti nga e more vesh? Apo kriminelat te marrin ne telefon per cdo gje se te kane ne speed dial? Cfare monstra analiste qe keni o Shqiptare te mjere! Nese kjo eshte e vertete atehere ti je pjese e grupit kriminal dhe nuk ka ligj gazstarie qe te shpeton. Ti ditke shume gjera! Ose flet per gjera qe I dine te gjithe ose ia fut kot per te marre ca leke te felliqura! Merruni me pune dhe jo llafe o rrace e ndyre!
Kjo Klodi Llalla është femra më ndyrësirë në Botë, arriti deri aty e pagoi njerëz të gjuanin me plumba afër shpisë së saj, unë nuk po e kuptoj pse po e bëni lajm rrenat e Klodit një mushkë mashkull nga Librazhdi, turp, turp.
O fytyre kal! Eshte turp per profesionin e gazetarise investigative te te quash ty te tille! As ti vete s’e di ca je, se ajo qe ben s’eshte ne asnje liste profesionesh! Per mua je thjesht si ato grate e keqija qe bejne thashetheme kafeneve, me te vetmin ndryshim qe “kafeneja” jote, nuk e di per cfare arsye te eshte ofruar, eshte platforma audiovizive! Ti nuk ke asnje vlere per gazetarine, ti as nuk heton thelle, as nuk raporton me detaje, as nuk guxon te permendesh emra, prononcimet e tua jane vetem: me kane thene se, i kane pare, me duket se! Gazetaret e vertete investigative kane bere revoluione ne shoqeri, kane rrezikuar jeten ne emer te profesionit, madje edhe kane vdekur! Ndersa ti?! Ti je thjesht nje llapaqene, sharabajke qe kerkon vemendje dhe drita prozhektoresh, raportimet e tua jane pa pike rendesie dhe vlere per shoqerine, per luften ndaj krimit dhe korrupsionit, per rendin! Te vetmin cmim qe ti mund te marresh eshte “pulitzer” ne llapaqenologji!