Pacienti Kujtim Mero i cili u akuzua ditën e djeshme se kërcënoi stafin mjekësor të repartit të dializës në Korçë se do digjte veten me benzinë, ka treguar se ka shkuar në spital për të marr dializën, dhe ka debatuar sepse ka pasur vonesa në marrjen e shërbimit.
Ai tha se nuk është e vërtetë që ka pasur bidonë me benzinë në dorë, ndërsa shton se gjithçka ka pasur me vete, ka qenë buka.
“Këto janë shpifje, se unë nuk kam arritur në atë fazë, siç mendojnë ata dhe siç më bëjnë mua të çmendur.
Se po të jetë për të çmendur, mund të jenë ata dhe unë jo, se unë e kam aq logjikë, se po shkoj 70 vjeç dhe nuk gaboj në ato gjëra. Unë nëse kam ndonjë inat personal mund ta bëjë me vetë personin.
Brenda janarit kam 3 seanca minus, që nuk e kam marrë. Dje u sajua ky muhabet, ishte e përgatitur, ishte kurth, që unë të debatoja. Ndërsa unë ndihesha shumë i qetë. Ata e kishin përgatitur”, tha ai për A2 CNN.
Sipas tij, as policia nuk i gjeti lëndë djegëse kur shkoi në spital.
“Kërkova të më ndërrohej makina se ishte me defekt dhe ata nuk ma ndërruan... Nuk kisha gjë, çfarë do më gjenin? Edhe Policia kur erdhi aty nuk më gjeti gjë. Këto janë sajesa, shpifje”.
Lini një Përgjigje