Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, lexoi para të pranishmëve në prezantimin e anketës për Policinë e Shtetit dhe perceptimin qytetar për sigurinë, shifrat e konstatuara. Ai vuri në dukje disa prej tyre.
Hoxha tha se 65% e qytetarëve mendojnë se siguria është e mirë ose shumë e mirë dhe 82% e tyre ndihem më të sigurtë. Ai e cilësoi një histori suksesi punën e Policisë, duke lancuar lajmin se në vijim do realizohet edhe projekti ‘smart city’ me teknologjinë me të avancuar për ta çuar më tej këtë nivel sigurie.
“Ndaj me ju një histori suksesi të institucionit që ka bërë hapa më të sigurtë e të drejtë për të gjithë ne. Kemi ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe vlera e përparime të realizuara me përpikmëri.
Perceptimi i publikut është rritur ndjeshëm, si pasojë e një pune të palodhur, teknologjisë, transparencës, informim në kohë reale. Dëgjimi i shqetësimeve të publikut dhe bashkëpunimi me qytetarët, sepse siguria është detyrë e përbashkët e jona”, tha ministri i Brendshëm.
Më tej ai lexoi edhe shifrat me ‘pikante’ të anketimit:
“Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë të mirë ose shumë të mirë. 75% e qytetarëve mendojnë se respektohen dhe vlerësohen. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurtë në zonat ku banojnë. Të dhëna që na ndihmojnë për më tej. Tjetër element është se Policia po arrin standardet e vendeve të Bashkimit Europian.
Por ka edhe më shumë për të bërë, sidomos ato ngjarje gjatë natës. Në 12 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, pati zero ngjarje kriminale në këtë kuadër. Një veçanti është projekti ‘smart city’ në të gjithë vendin, për të rritur nivelin e sigurisë edhe më shumë”, tha Hoxha.
Kurse në fund, duke premtuar se puna e institucionit të policisë do çohet edhe më tej, ministri theksoi se besimi fitohet.
“Besimi nuk jepet, por fitohet, kemi punuar çdo ditë për ta fituar atë. Shifrat e perceptimit të qytetarëve na tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Faleminderit për besimin tuaj”, u shpreh ministri.
Ik mor morracak. Lyrak i dreqit. Do bësh prokopi ti lapangjoz noname. Yyyyyyt.
Rilindja eshte histori karagjozlleku perzier me korrupsion dhe droge. Ky fare ministri deklaron sondazhe imagjinare simbas oreksit dhe shijes se Bablikut te madh apo Ali Babes me 40 hajdute. Policia e kanabizimit te shqiperise, policia e bandave dhe e kapur gafil ne bisedat me kriminele nepermjet aplikacioneve te ckoduara tashme paska 82% besimin e shqiptareve. Cfare fyerje per inteligjencen dhe dinjitetin qytetar.
Orkestrant ti qifte dreqi robt e shtepise.Pse ha mut.