Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Lefter Kokën dhe shtatë të tjerë

31 Janar 2025, 15:33Kronika TEMA
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për

Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe 7 të pandehur të tjerë do të gjykohen me gjykim të shkurtuar në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë për 4 të pandehur procesi do të vijojë normalisht. 

Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja e GJKKO-së, Elsa Ulliri duke bërë që dosja të ndahet në dy procese.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi kërkesën e 8 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Konkretisht të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Ndërsa u pranua kërkesa e katër të pandehurve të tjerë, konkretisht, Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu gjykuar me procedurën e zakonshme si dhe për ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër.

Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024. Në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit. Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

 

1 Komente

  1. V
    Visi

    Motren mu ne pidh atij qe e shpiku kete gjykimin e shkurtuar! A ka me shkurt se kur dikush eshte i kapur dhe provuar ne faj? Le t'i harxhoje 5 leke shteti per nje mut procesi gjyqesor sic i hedh leket ne kosh e lejon vjedhje ne raste te tjera, por te shkoje haka te i zoti. Mund te shpetoni nga njeriu por do e gjeni nga Zoti o hajdute te se ardhmes tone!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje