I zhdukur prej disa ditësh, palombarët nisin kërkimet për 54-vjeçarin në rezervuarin e Kamenicës

31 Janar 2025, 16:10Kronika TEMA
I zhdukur prej disa ditësh, palombarët nisin kërkimet për

Policia dhe ekipet e polumbarëve kanë nisur kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pas dyshimeve se një 54-vjeçar i shpallur i humbur mund të ketë humbur jetën aty.

Shtetasi me inicialet V.L. është raportuar i zhdukur nga familjarët më 26 janar, ndërsa hetimet e fundit kanë çuar në dyshime se ai mund të ketë rënë në rezervuar.

Forcat e rendit dhe ekipet e specializuara janë në terren, duke vijuar operacionin e kërkimit për të zbuluar fatin e tij.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje