Jo vetëm gjoba! Rrugorja me karrotrec: Heq makinat e parkuara në korsitë e autobusëve

1 Shkurt 2025, 15:20Kronika TEMA

Jo vetëm gjoba! Rrugorja me karrotrec: Heq makinat e parkuara në

Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.

Në kuadër të këtyre masave, policia bënë me dije se automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, do të spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.

3 Komente

  1. E
    Erals

    Te bejne ca lek me tenderin e karroatreceve. Kur ishte PD ne pushtet e akuzuan per vjedhje te qytetareve me karroatreca tani u sulen per vete. Gjoba 7000 lek ku 5000 lek i merr kompania e karroatrecave dmth rilindja dhe 2000 lek gjoba e shtetit. Vidh te vjedhim. Vetem Perpara!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceceni maloqeri,,

      Erals,7000 jan pak,10000 e me shum,,,qe albanistanet si puna jote te msohen me rregullat,,,

      Përgjigjjuni
    2. V
      VISI

      TE VIJN NEPE LAGJE SE JAN BER HAPSIRAT DHE RRUGET TREG SHITJE PER MAKINA

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje