Elektriçisti rrëzohet nga shtylla dhe lëndohet rëndë! Arrestohet përgjegjësi i ekipit të OSHEE

1 Shkurt 2025, 15:50Kronika TEMA
Elektriçisti rrëzohet nga shtylla dhe lëndohet rëndë!

Një elektriçist është plagosur rëndë në Bulqizë, pasi gjatë punës ka rënë nga një shtyllë elektrike.61-vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shkak i incidentit, dyshohet se ka qenë mungesa e kushteve të punës. Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekipit të grupit të OSHEE-Shupenzë. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë, thuhet në njoftim.

 

1 Komente

  1. A
    Alfred

    Ky rast eshte deshmi e situates katastrofike ne OSHEE!!! Perse katastrofike? Sepse nuk gjeni asnje vend tjeter ne bote, se ne Europe jo se jo, ku nje 61 vjecar te ngjitet ne shtylle elektrike me kamaleca!!! Eshte rast unikal gjithashtu qe nje minister( si ne rastin e Ballukes) ben ftese publike, nga ekrani i TV per rekrutim elektricistesh deri te moshes 25 vjec dhe nuk ka asnje rekrutim! Sepse askush nuk vjen te punoje ne nje pune aq stresuese dhe te rrezikshme per nje page qesharake dhe pa kushte me elementare! OSHEE-ne e mbajne ende punonjesit ne prag te moshes se pensionit!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje