Publikuan videon e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”, e pësojnë keq policët në Elbasan

1 Nëntor 2023, 17:08Kronika TEMA
Publikuan videon e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”,

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Ujku i Cërrikut” duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Burime pranë policisë së Elbasanit thanë për A2CNN së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit.

Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie.

Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave, por “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara nga uniformat blu.

Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë.

5 Komente

  1. T
    Tao Tao

    Keshtu do t'a pesojne edhe ata pak police te ndershem qe kane mbetur ne policine e shtetit. Kush ben detyren dhe arreston te droguar denohet.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Si vajti puna keshtu...arresto cakallin milioner me kapele,s'te hyn gjemb ne kembe.Arresto ujkun pa dhembe...te denojne!! Do te ketë ndonje njohje te shoqata e mbrojtes se kafsheve ky ujku !

      Përgjigjjuni
    2. D
      Daullxhiu

      Na doli i forte ujku.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tw fala

        23 grupe kriminale, me 123 kg hashash?!!!! Jeni mire nga trute e kokes ore gazetare? I takon qe nje grup kriminal paska shitur 5 kg hashash. Tallje trapi

        Përgjigjjuni
        1. k
          kudreti

          Sa i ngjan ujkut te tirones arjn çanit, ky ujku i cerrikut!Sikur me e pas vella.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje