VIDEO/ Qarkullonte në Tiranë me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari

6 Shtator 2024, 09:46Kronika TemA

Një 28-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi mbante pa leje, teksa qarkullonte me makinë, një armë zjarri të tipit pistoletë dhe municion. Policia bën të ditur se pistoleta dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip “Ford”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Valias.

1 Komente

  1. v
    visi

    Policia i kap drejtësia i nxjer dhe ky vazhdon i qetë deri sa të vrasi....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje