Ervin Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në Ministrinë e Brendshme

5 Shtator 2024, 19:30Kronika TEMA
Ervin Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit ka patur pak dalje publike e deklarime mediatike.

Pavarësisht këtij profili të ulur, këto 36 ditë në detyrë, i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton.

Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.

Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme. (TCH)

16 Komente

  1. B
    BRAVO

    BRAVO,VEJ NE RRESHT ATO QELPSINA QE KON VJEDH E RJEPUR PASURI,BERE SPIUNLLIQE DHE PERZIER ME HORRIN DHE SHEJTONIN.JE DJALE I PASTER DHE ME SHKOLLE.PRANEJ KURRE MOS U DORZO.JEPI AKOMA ME SIGURI ATIJ VENDI,SIC I TAKO.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Eshte e veshtire ta besh policine pa ujqerit e vjeter. Te rinjte nuk kane autoritetin, ekspertizen, njohjen e terrenit, organizimin. Iu dalte mbare!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Makiaveli

      Do vendose zarat e tij si të tjerët

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opgj Gjirokastër

        Tunde Ervin! Ke gradën doktor në polici. Je shkolluar nê Turqi dhe Gjermani. Ke punuar vetë shumë vite ku ke parë se si vuajnê oficerat e ndershëm. Shkunde njêherë e mirê dhe dërgoji nê kosh plehrat që mban policia shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. Çelo Mezani

          Nuk behet kurre Shqiperia…60% e popullsise eshte llum, te pa arsimuar mjaftueshem, injorant. Jo termet te bej ky hajduti por edhe vullkan, nuk behet policia jone.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lushi I Sanijes

            Tjeshte nje rrotacion sic ka ndodhur gjithmon,ke drejtor pa arsim Neritan Nallbatin,qe nuk ma merr mendja se e leviz, pa lejen e kapove te bandave kriminale.Sepata si gjithmon mbi ata qe nuk janë patronazhist e nuk kane perkrahje.

            Përgjigjjuni
            1. b
              beni

              O Lushi gabon... Mos fol pa ditur gje.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Maro

              Po normal...sa here nderrohet ministri kjo pune eshte...ku eshte cudia ktu...ne Shqiperi nga 1912 nderrohet dhe pastruesi kur nderrohet ministri.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dsa

                Ka 30 vjet qe ne Ministrine e Brendeshme behen ndryshime vetem brenda grupit “Ciftelia”dhe qarkullime hajdut-komisar nga nje rreth apo qytet ne tjetrin.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nua

                  Ku eshte butak e ska shance te beje asgje. Fati i keq i tij eshte se ka qene oficer qarkullimi dhe e njeh mire çdo te thote te rrish nen ure me Maxhunin

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrila

                    Ky me kete turi ska shance as te dije te nderroje gomen rezerv

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      doktori

                      Avash, avash o minister, ky eshte zarfi i pare, mos harro se sic i erdhi parardhesit, te vjen zarfi i dyte e se fundi i treti. Te uroj suksese.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi

                        Per kuriozitet do kerkoj ne Internet cfar kariere pune ka ky ne sektorin e ruajtjen dhe te sigurise se rendit , qe po mer masa kaq drastike duke reformuar nje ministri

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tiki

                          Zoti Hoxha e ka shum të vështirë të punojë, dhe të vendos rregullanë Ministrin e Brendëshme! se ajo Ministri drejtohet nga drejtorë, dhe gjith strukturat e saja janë një mafie, që bashpunojnë me kriminelë,dhe banda.Vështërsi tja dalë këtij aksioni të vështirë.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            ledi

                            Bravo, hiqi keta laro, te pakten ver me minimum edukate, jo me keta rrugecer.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Akoma mendoni se do ju besojmë.

                              Je fenda e radhës e kryekriminelit. Rininë, e keni ne burgjet e gjithe botës per drogë, inteligjenca (ajo që ka ngelur) drejtohet, survejohet dhe sundohet nga patronazhistet. Kriminelët i keni të strehuar ne Dubai kurse ju vazhdoni të menaxhoni bizneset e tyre. Mallkim që tju besosh juve. Shqiptarë largohuni një orë e më parë në qoftëse vêrtet doni prespektivën e fëmijve tuaj.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje