Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Franci Canaj i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një personi në muajin prill.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.
32-vjeçari Franci Canaj, pas një konflikti për motive të dobëta me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili punonte si taksist, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të këtij të fundit.
29-vjeçari u plagos në këmbë dhe u transportua me urgjencë në spital ku mori kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sunite te piste.... njoni Franc e tjetri Gerald!!!?
Eeej, ky gomari te vret per nje parkim. Por, ky e quan veten mafioz. Ne fakt është vetëm nje koqe gomari me pistoletë. Çfare nuk mban kjo tokë!!! Lloj lloj kafshësh. Madje edhe gomerë me dy këmbë. Njesoj si 41 vjeçari në Vlorë, që nxori pistoletën ne nje debat banal.