Vrasja e Emiljano Ramazanit, Erion Alibej rrëfen si tentuan t’i ngecnin krimin vëllait të Talo Çelës

17 Qershor 2025, 11:23Kronika TEMA
Vrasja e Emiljano Ramazanit, Erion Alibej rrëfen si tentuan t’i

Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO. 

Alibej rrëfeu se vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i  ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020, tentuan t’ia ngecnin vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës (i ekzekutuar më 17 Shtator 2020).

Ai tregoi në dëshminë e tij se së bashku me Nuredin Dumanin planifikuan që armën e krimit ta groposnin tek shtëpia e Bujar Çelës. Por, Alibej shtoi se nuk arritën që ta realizonin dhe më pas vendosën që ta ekzekutonin vëllain e Talo Çelës.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.

Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje