“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin” - Djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit

16 Qershor 2025, 20:03Kronika TEMA
“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin” - Djali i

Një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj në mes të parkut, ka treguar se si e ka përjetuar ngjarjen e rëndë.

Djali i shqiptares, Mario tha për mediat e huaja se ishte takuar me të atin para se ai të masakronte me thikë nënën e tij.

“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, është shprehur ai.

Autori 55-vjeçar, me origjinë shqiptare deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.

Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës.

Krimi ndodhi në mbrëmje, më 14 qershor, pak pas orës 19:45, në Viale Benadduci, në qendër të qytetit Marche, pranë një parku.

Një debat i dhunshëm shpërtheu midis të dyve, i cili degjeneroi shpejt. Nikollaqi nxori një thikë dhe e goditi atë disa herë, përpara se ta godiste me shkelma trupin e pafuqishëm të Gentianës.

Kalimtarët e tronditur njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Karabinierët, 118 dhe forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën vrasësin ende të ulur në stol, me sytë e ngulur te gruaja. Nikollaq nuk rezistoi dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje para prokurorit publik Enrico Riccioni.

“Dëgjova britma dhe pashë burrin duke e goditur me shkelma gruan”, tha një dëshmitar.

“Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’”, shtoi dëshmitari.

Ish çifti kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën.

7 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Turkoshak bektosh..... bisht qeni

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      bythqir i janulles, turkoshaku e ka llagapin Nikollaq, qenka nga grigja e pederasteve greko-orthodhokse

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        bythqir i janulles, turkoshaku e ka llagapin Nikollaq, qenka nga grigja e pederasteve greko-orthodhokse

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Zoti i madhëkoftë , këta primitiv, barbar, Turko-islamik....

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kemi frike te Lexojme ne Gazete !

          Ngushellime Familiareve, femijeve ne vecanti....qe do ju ngelet njolle tere jeten e tyre ....Ngelem duke vrare gra femije baballare nena komshi shoke miqe ! Xhelozi psikopati ! qe nuk pranojne ndarjen me miqesi dhe te ngelen shoke tere jeten dhe secili te jetoje jeten e tije...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kemi frike te Lexojme ne Gazete !

            Ngushellime Familiareve, femijeve ne vecanti....qe do ju ngelet njolle tere jeten e tyre ....Ngelem duke vrare gra femije baballare nena komshi shoke miqe ! Xhelozi psikopati ! qe nuk pranojne ndarjen me miqesi dhe te ngelen shoke tere jeten dhe secili te jetoje jeten e tije...

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni

              pse Komentoni o njeres dhe i beni gjyqin `i zoti e di ku i pikon catia ,se nuk te vret njeri kot per qef ,ajo mbase e ka vrare ate te shkrete burre me pare!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje