Autoritetet drejt zbardhjes së atentatit në Lundër, policia i kërkon kompanisë blerësin e motorit

16 Qershor 2025, 16:57Kronika TEMA
Autoritetet drejt zbardhjes së atentatit në Lundër, policia i

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur në muajin prill në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dy të mitur.

Motomjeti i përdorur nga autorët për atentatin, u gjet i djegur pak ditë pas ngjarjes, në fshatin Fikas të Mulletit, ndërsa bëhet me dije se në mbetjet e tij janë siguruar të dhëna të cilat i shërbejnë hetimit si dhe numri i shasisë.

Policia ka kërkuar në formë zyrtare që kompania “Yamaha” ti japë të dhënat se kujt i është shitur motori për të rënë në gjurmët e autorëve. Ndërkohë vijojnë verifikimet për profilet e ADN-ve të gjetura në disa sende në vendin e ngjarjes që dyshohet se i përkasin autorëve.

Kujtojmë që natën e 17 prillit u sulmuan me breshëri plumbash 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Demiraj, djemtë e pronarit të “Pelikan Security”, Vesel Bardhi Demiraj, 19-vjeçari Kian Mullaj dhe drejtuesi i automjetit “G-Class” Arenc Stafa, të cilët nuk kanë qenë objektiv i atentatit.

E ndërsa hetimet vijojnë, ende nuk ka një pistë të saktë se kush mund të ketë qenë shënjestër e autorëve, si dhe ende nuk ka persona të dyshuar që mendohet të fshihen pas kësaj ngjarje të rëndë.

Lini një Përgjigje