Falja e gjobave - SPAK vendos mosfillimin e hetimit për kallëzimin, Aulon Kalaja ankimon vendimin

16 Qershor 2025, 14:34Kronika TEMA
Falja e gjobave - SPAK vendos mosfillimin e hetimit për kallëzimin,

Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posacçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.

Kalaja u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion teksa ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit, ku me pas do hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.

Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, pasi sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje.

Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Doli ky i peshtiri, masha e Saliut. Ore idiot, ky ligj u miratua edhe nga PD dhe ishte vendosur qe ne Dhjetor te 2024. Vazhdo pirdhni te sfryheni, bashke me Saliun.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje