
Skerdi Tasi 31 vjeç nga Levani i Tepelenës, personi që akuzohet qëlloi me armë pronarin e një shkolle private në kryeqytet në Janar 2022, në dëshminë para hetuesve ka deklaruar se kishte ngatërruar objektiv.
Në këtë dëshmi, ai thotë se disa ditë më parë kishte patur konflikt rastësor me një person të panjohur për të.
Ndërsa ditën e ngjarjes, pranë liqenit të thatë në kryeqytet, ai kishte dalë për të pritur pikërisht personin me të cilin ishte konfliktuar.
Ai pa një makinë Mercedes-Benz ML që drejtohej nga pronari 63-vjeçar i shkollës private, që Skerdi Tasi e ngarroi me personin me të cilin kishte patur konflikt.
63-vjeçari qëlloi me armë drejt makinës së 63-vjeçarit, por kur u afrua dhe pa se nuk ishte ai, u largua me vrap.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk u lëndua pronari i shkollës private.
“Në atë vende kam qëndruar rreth një orë në këmbë duke pritur, nuk më kujtohet sa ka qenë ora kam parë automjet ML me targa Tiranë, për të cilin e mendova se ishte e një personi që dy javë më parë kisha pasur një debat. Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë nga trupi një arme zjarri e tipit automotike skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën në momentin që pashë se personi që ishte në makinë nuk ishte ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap, por kam vënë re se drejtuesi i automjeti iku disa metra përpara dhe u kthye me makinë prapë. Menjëherë pas momentit të qëllimit kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradë duke marrë drejtimin për nga diga e liqenit dhe që ishte shëtitorja e liqenit, armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth treqind metra nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujërat e liqenit rreth 10-15 metra nga bregu vende të cilin e mbaj mend vetëm po të afrohem atje. Pas hedhjes së armës kam vazhduar rrugën në këmbë për të kryqëzimi i 21 ku pasi mbërrita kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar deri në qytetin e Fierit”, thuhet në dëshminë e Skerdi tasit para policisë.
31-vjeçari mohon që të ketë njohje me drejtorin e shkollës L.Masha.
“Duke qenë se nuk e njoh ju sqaroj se nuk kam pasur asnjë konflikt me këtë shtetas. Armën e kam pasur në banesën time ne qytetin e Levanit dhe ajo ka qenë nga trazirat e vitit 1997 dhe ka qenë në banesë. Në Tiranë e kam sjellë disa ditë para se të ndodhte ngjarja e kisha fshehur ne parkun e Liqenit Artificial. Personin që kam pasur konflikt nuk e njoh, me gjeneralitete e njoh vetëm si fytyrë konflikti ka qenë i rastësishëm pranë digës së liqenit dhe mua më ishte fiksuar se ai kalonte në atë vende ku kam qëlluar me armë. Ju sqaroj edhe njëherë se atë ditë kam ngatërruar person dhe këtë gjë e vura re menjëherë pasi u afrova te makina mbi të cilin kisha qëlluar me armë zjarrri. Në atë moment kam ndaluar të shtënat dhe jam larguar”.
O Zot Çfar egersire, çfar shpellari! "Personin që kam pasur konflikt nuk e njoh, me gjeneralitete e njoh vetëm si fytyrë konflikti ka qenë i rastësishëm pranë digës së liqenit dhe mua më ishte fiksuar se ai kalonte në atë vende ku kam qëlluar me armë." Pa u menduar dy here, shpellari nga Tepelena qe inati nuk i zbret jo pas dy oresh, por as pas dy javesh, vendos te vras nje njeri per arsyen "madhore" se para dy javesh kish pas nje konflikt te rastesishem. Ah moj Shqiperi çfar plehrash rrit.
Oh sa kom qesh! Po pse me te vertete e besove refimin e vrasesit? Mundesia me e madhe eshte se ai ka qene i paguar per te kryer vrasjen, por deshtoi dhe do te duhet ca kohe qe te tregoje urdheruesin.
I ka thënë burgut: - Hapu! Në të njëjtën kohë jetës i tha: - Pirdhu! Këta nuk janë njerëz, por kafshë. Kohët e fundit këto kafshë janë shtuar shumë dhe policisë i është hapur punë... Një gjë nuk e kuptoj: kur është bërë Levani qytet?! - kështu shkruhet më sipër...